AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 10:17

FOTO/ Mure të çara, tavani i rënë, tërmeti shkatërron shtëpinë në Vorë


Lëkundjet e forta të tërmetit të mëngjesit të djeshëm kanë shkaktuar dhjetëra viktima e qindra të plagosur, ndërkohë që kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe dëmtimin e mijëra banesave.

Një prej tyre është edhe kjo banesë në Vorë e familjes së Dilaver Lekës, në zonën e Muçës pa shkuar tek rrethrrotullimi.

Muret janë çarë, tavani kanë rënë dhe është e pabanueshme.

Ndërkohë që familjari thotë se nuk ka shkuar askush nga emergjencat civile për të parë gjendjen.