TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë media italiane kanë shkruajtur për tërmetin e fuqishëm goditi vendin tonë në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku deri më tani kanë humbur jetën 27 persona, dhe mbi 650 të plagosur.
“La Repubblica” shkruan se “‘Rripi i zjarrit’ në Mesdhe që e bën Ballkanin të dridhet”, duke cituar ekspertët sizmologë italianë, të cilët thonë se rreziku tërmetet në Ballkan është maksimal. Duke iu referuar hartës së rrezikut, fasha që shkon nga Turqia në Shqipëri duke kaluar nëpër Greqi, është me ngjyrë violë të ndezur që është baras me shenjën e rrezikut maksimal.
Tërmeti i fuqishëm i ditës së martë, nuk befason më asnjë ekspert. Një tabelë që sizmologët e tregojnë shpesh e krahasojnë një goditje 6.5 me energjinë e çliruar nga bomba atomike e Hiroshimës dhe Durrësi “nga arkitektura i ngjan shumë Italisë së pasluftës” tregon një gjeolog për median italiane, i cili në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës po vlerëson pasojat e tërmetit të rënë dje.
“Pallatet 20 katëshe ngrihen me shpejtësi, pa asnjë planifikim. Tërmeti i 21 shtatorit la dëme serioze, madje edhe në muzeun Arkeologjik”, shkruan La Repubblika, duke iu referuar qytetit të Durrësit.
Si tërmeti i 21 shtator dhe tërmeti i djeshëm mendohet të kenë lidhje mes njëri tjetrit. Por për ekspertët thonë se nuk ka motiv të mendohet se një goditje si ajo në Shqipëri mund të pasohet me goditje edhe në Itali.