TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tërmeti i djeshëm solli pasoja të mëdha në qarqet Durrës dhe Tiranë. Deri më tani raportohet për mbi 27 viktima dhe 650 të plagosur por nuk janë të pakta dëmet materiale që kanë shkaktuar lëvizjet e forta të tërmetit.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme është shembur kati i parë i një vile dhe gjithë godina ka lëvizur.
27 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm që ka ngjallur panik tek të gjithë shqiptarët.
Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.
Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar.
Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.