AKTUALITET, 27 Nëntor 2019, 11:07

FOTOT/ Të vdekur, të plagosur, lot dhe dhimbje. Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm


Tërmeti i fuqishëm i orëve të mëngjesit të së martës, la 29 persona të vdekur dhe mbi 650 persona të plagosur.

Durrësi dhe Thumana janë dy zonat më të prekura nga tërmeti, ndërkohë vijon operacioni kërkim-shpëtimi për personat e mbetur nën rrënoja. Pamjet se çfarë kanë mbetur nga tërmeti, janë rrëqethëse dhe tmerruese.

Familjarët kanë shpërthyer në lot teksa kanë parë pjesëtarë të familjeve të tyre të nxirren të pajetë nga rrënojat.

Ndërsa shumë persona kanë kaluar natën në çadrat e vendosura nga institucionet. Të mbetur në qiell të hapur, shumë nga banorët shihen tek mbajnë në duar të vegjëli e tyre.