TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka dalë nga rrënojat Robert Cara 57 vjeç. Kërkesa e tij e parë sapo është vendosur në barrelë ka kërkuar që t’i jepet ujë. Banorët e tjerë të pranishëm kanë treguar se ai është Robert Cara, 57-vjeç.
Cara ka qënë i pranishëm në banesë bashkë me gruan e tij, Fatën dhe katër fëmijët e tyre, ku më i madhi është 30 vjeç. Deri më tani nga rrënojat është shpëtuar vetëm kryefamiljari.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.4 ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani janë raportuar tre viktima.