AKTUALITET, 4 Mars 2019, 16:07

“Tërmet” në futbollin grek, dënim ekzemplar pas manipulimit të ndeshjes

“Tërmet” në futbollin grek, dënim ekzemplar pas

Komiteti i Etikës pranë Federatatës së Futbollit të Greqisë ka shpallur fajtorë klubet e OFI-t dhe Aiginiakos it për manipulimin e një ndeshje të zhvilluar në nëntorin 2017-ës. Dënimi i dhënë për të dyja palët nga është ekzemplar. Të dyja ekipet janë dënuar me zbritje nga Kategoria, gjobë 300 mijë euro dhe nisjen e sezonit të ardhshëm me -6 pikë.

Takimi i manipuluar ishte mbyllur me fitoren 6 – 0 të skuadrës nga Kreta . Hetimet zbuluan se presidentët e të dyja skuadrave kishin rënë dakord që OFI ta fitonte ndeshjen me të paktën 3 gola. Drejtuesi i klubit nga Kreta është dënuar me 60 mijë euro gjobë dhe me përjashtim nga të qenit pjesë e një klubi futbolli ose pjesëmarrjes në stadiume. Të njëjtin dënim ka marrë dhe presidenti i Aiginiakos, por pa gjobën e majme.

Përveç zyrtarëve, dënim kanë marrë dhe 3 futbollistë të Aiginiakos të cilët janë përjashtuar nga futbolli për 10 vite dhe janë gjobitur me 5000 mijë euro.

Tani OFI do zbresë në divizionin e dytë, ndërsa Aiginiakos në divizionin e tretë. Për momentin pritet që të dyja palët të apelojnë vendimin. Deri në daljen e vendimit final të dyja skuadrat do të vazhdojnë të luajnë në divizionet respektive.