AKTUALITET, 4 Mars 2019, 15:25

Rama paralajmëron spastrime në polici: Të rinjtë do zëvendësojnë të moshuarit

Rama paralajmëron spastrime në polici: Të rinjtë do

Kryeministri Edi Rama zbulon detaje të reformës në polici. Pastrimi i radhëve të policisë nga të vjetrit dhe zëvendësimi me të rinj do të kalojë përmes një tranzicioni të butë.

Në fjalën e rastit për fillimin e Shkollës Bazë të policisë dhe kursit për oficerë të Policisë Kriminale, kryeministri u shpreh se oficerët e moshuar do të vazhdojnë të kenë një pagë ndërsa la të kuptohet dhe atë që e quajti “pastrim të xhunglës së policisë”

“Sot përmbushëm objektivin e vendosur nga një raport i mirëdetajuar i bërë së bashku nga partnerët që ne e gjetëm gati për nivelin e pagës. Çka nuk do të thotë që pagat janë aq të kënaqshme sa duhet të qëndrojnë këtu. Do krijohet mundësia për një tranzicion të butë për oficerët e moshuar dhe për të marrë më shumë të rinj duke iu krijuar më të moshuarve që të vazhdojnë të kenë një pagë dhe duke dhënë kontribut në pastrimin e një xhungle policie private që shpesh herë janë shëmbëlltyra të keqtrajtimit të njeriut në aspektin e pagave dhe sigurimeve shoqërore, shpesh dhe thithëse të fondeve të mëdha të institucione publike që shpesh herë nuk e ofrojnë shërbimin që ofron policia e shtetit”, tha Rama.