TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një nga impiantet historikë dhe ikonë e futbollit botëror, “San Siro”, do të pushojë së ekzistuari shumë shpejt. Milani dhe Interi kanë rënë dakort që të ndërtojnë një impiant të ri dhe të rrafshojnë stadiumin klasik.
Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, dy ekipet e Milanos do të ndërtojnë një impiant modern aty ku aktualisht është parkingu i “San Siros”. Stadiumi i ri do të jetë 60 mijë vendësh, 25 mijë më pak sesa “San Siro”.
Projekti i ri do të kushtojë 600 milionë euro dhe Milani dhe Interi do të kërkojmë që një thelë të madhe të kësaj shume ta nxjerrin nga emri i stadiumit, që do të sjellë minimalisht 25 milionë euro në vit.