TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ceremonisë së hapjes së kursit të oficerit të policisë kriminale, vjen edhe nje reagim nga ish- -deputeti Endrit Braimllari. Ai shkruan në një potim në facebook se kryeministri Edi Rama me udhëzimin e ministrit Sandër Lleshaj, kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.
Braimllari e argumenton këtë lëvizje të gabuar për faktin se me përgatitjen e ushtarake njihet arti i luftës dhe jo parandalimi dhe kapja e autorëve.
“Përgatitja ushtarake njeh artin e luftës kurse përgatitja e efektivëve të policisë ka të bëjë me parandalimin, zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Edi Rama me këtë veprim kërkon të fusë Ushtrinë në Policinë e Shtetit”, shkruan ai.
Ja postimi i plotë i Braimallarit:
Edi Rama me udhëzimin e Sandër Lleshit për të përfshirë efektivët e forcave speciale të ushtrisë në Policinë e Shtetit kërkon të instalojë në vend juntën ushtarake.
Edi Rama me këtë udhëzim i mbyll rrugën për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Forcat e Armatosura veprojnë në raste të përcaktuara qartë nga ligji 64/2014 neni 22 për “Përdorimin e forcave të armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”. Përgatitja ushtarake njeh artin e luftës kurse përgatitja e efektivëve të policisë ka të bëjë me parandalimin, zbulimin dhe kapjen e autorëve.
Edi Rama me këtë veprim kërkon të fusë Ushtrinë në Policinë e Shtetit.
Frika nga protestat qytetare i ka hyrë në palcë sepse është i vetëdijshëm që revolta qytetare rëndon drejtpërdrejt mbi Edi Ramën, mbi hajdutërinë, korrupsionin, arrogancën dhe krimin e organizuar që ka suportin e Edi Ramës.
Nuk do ketë skemë ushtarake që do të ndalë revoltën qytetare.
Nesër më datë 5 Mars të gjithë bashkë në protestën qytetare tek sheshi para parlamentit të krimit dhe të hajdutërisë.
