TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rrethohet me rrjetë teli bulevardi para Kryeministrisë. Mesdita e sotme e ka gjetur godinën e Qeverisë të rrethuar me rrjete të gjatë teli.
Njësoj është vepruar edhe me një pjesë përpara Piramidës. Nuk dihet ende se për cfarë është marrë një masë e tillë mbrojtëse.
Kujtojmë se nesër opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para Parlamentit të Shqipërisë, duke ftuar gjithë shqiptarët të bashkohen. Ndërkohë që protesta e madhe para kryeministrisë është rikujtuar nga kreu demokrat Basha disa herë gjatë ditëve të fundit.
Sot në mbledhjen e grupit të PS-së, kryeministri Rama kërkoi të mos përsëriten skenat e protestës së shkuar para Kuvendit, ndërkohë që ministrit të Brendshem Lleshaj iu kërkua garanci për mbrojtjen e deputetëve.