AKTUALITET, 4 Mars 2019, 14:27

"184", dosja e re që implikon zyrtarët e qeverisë "Rama"

"184", dosja e re që implikon zyrtarët e qeverisë

Kreu i PD-së Lulzim Basha pas mbledhjes që ka pasur sot me aleatët i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e nesërme në orën 10 përpara parlamentit.

Basha citoi për herë të parë dhe një dosje të re, që fakton lidhjen e mazhotrancës me krimin që është dosja 184, mirëpo Basha refuzoi që të komentonte më tej, se cilët zyrtarë ishin nën hetim për këtë. Me gjasa numri i kësaj dosje korrespodon me akuzat për blerjen e votave në zonën e Dibrës, artikuluar edhe më herët nga ana e PD-së.

“Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë, kuvend i zgjedhur nga shqiptarët dhe jo nga krimi”- tha Basha.