AKTUALITET, 4 Mars 2019, 14:22

Basha flet pas mbledhjes me aleatët, mesazh kryeministrit: Rama ti e di fare mirë…

Basha flet pas mbledhjes me aleatët, mesazh kryeministrit: Rama ti e di

Pas mbledhjes së zhvilluar me aleatët, kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur i vendosur se beteja dhe protestat e shqiptareve do të vijojnë ditë për ditë.

Ne deklarate nga selia blu, Basha teksa ftoi shqiptaret ne protesten e neseme, theksoi se opozita nuk do te njohe asnje parlament ilegjitim.

“Ne do të vazhdojmë aksionin kundër këtij parlamenti ilegjitim, që është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar. Rama, dosja 339 është makthi yt, ti e di fare mirë se përtej minutave që janë botuar, uroj ta dish se ca përmban edhe dosja 184. Këto do zbardhen, politikanët e përfshirë me kokat e krimit të organizuar do të shkojnë para drejtësisë, kuvend i zgjedhur nga shqiptarët dhe jo nga krimi”- tha Basha.

Sipas Bashës, nesër është një ditë tjetër për të treguar se shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që i kanë vjedhur, qeverinë dhe kuvendin.