TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në orën 10:00 në protestën e paralajmëruar përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Ai eshte shprehur me bindje se nuk do të ketë fasadë opozitë, siç e cilësoi ai grupin e deputetëve të rinj që kanë pranuar të marrin mandatet e djegura nga opozita.
'Beteja vazhdon dhe do të vazhdojë ditë për ditë, si në aksionin qytetar, në protesta, ashtu edhe në rrugëtimin tonë të shpresës, të alternativës dhe të nesërmes që shqiptarët do të kenë, - u tha Basha gazetarëve sot, pas takimit me aleatët në selinë e PD-së.
- Një mesazh është i qartë dhe po vjen gjithmonë e më i fortë, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, por edhe nga ata që i duan të mirën Shqipërisë, e duan me të vërtetë Shqipërinë në Europë, nuk e kanë thjesht fjalë goje, që kështu nuk do të vazhdohet dhe ne si opozitë do të qëndrojmë krah për krah qytetarëve në çdo betejë duke nisur me nesër në orën 10:00, ku ftoj të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së njoftuar nga opozita për të shprehur mospajtimin tonë dhe kundërshtimin absolut me këtë parlament ilegjitim dhe me klonimet e dështuara që Edi Rama do të përpiqet të shesë nesër si fasadë opozitë.
Nuk ka për të pasur fasadë opozitë, orët e këtij sistemi kanë nisur të numërohen mbrapsh më 16 shkurt dhe nesër është një ditë tjetër për të treguar që shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur, të drejtën e sovranit për të përcaktuar vetë qeverinë, parlamentin dhe për t’ua hequr njëhërë e mirë nga dora, krimit të organizuar dhe oligarkëve që sot përfaqësohen dhe mbrohen nga Edi Rama'.