AKTUALITET, 25 Prill 2019, 19:00

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit ndezin flakadanë

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit ndezin flakadanë

Opozita e bashkuar ka bllokuar sot për 1 orë akset kryesore në vend, mes tyre edhe autostradën Tiranë – Durrës. Asnjë makinë nuk po lëviz në autostradën kryesore në Shqipëri.

Ndërsa, raportohet se protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë ndezur flakadanë nëpër rrugë. Nën thirrjet “Rama ik”, protestuesit kanë bllokuar tashmë trafikun tek rreth rrotullimi i Plepave.

Opozita e bashkuar vazhdon të protestojë kundër asaj që e konsideron si keqqeverisje të vendit.

Përpos protestuesve, në protestë janë edhe ish-deputetët demokratë Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, dhe Florion Mima.