AKTUALITET, 25 Prill 2019, 18:17

Mosbindja Civile/ Fieri bllokon rrugët me fotot e Maduros, Shkodra drejt Milotit për t'iu bashkuar Bashës

Mosbindja Civile/ Fieri bllokon rrugët me fotot e Maduros, Shkodra drejt


Ka nisur mosbindja civile edhe në Fier, ku protestues të shumtë kanë bllokuar rrugën.

Protestuesit janë përqëndruar në rrethrrotullimin e Sheqit.

Ata janë shfaqur me pankarta në duar, duke mbajtur fotot e Nikolas Maduro.

Në këtë rreth rrotullim atyre do u bashkohen edhe protestues të cilët kanë mbërritu edhe nga Berati

Në orën 17:15 simpatizantë të PD-së janë mbledhur përpara selisë dhe më pas janë nisur drejt protestës me mjete personale, ku u janë bashkuar edhe dhe demokratë nga Kuçova dhe Ura-Vajgurore.

Ndërkohë që protestues të shumtë janë nisur nga Shkodra në drejtim të rrugës së Milotit ku do ti bashkohen kryedemokratit Lulzim Basha.

Xhevdet Amulli, kryetari i PD Shkodër, tha se qytetarët nuk kanë për t’i ndaluar protestat e tyre deri në largimin e Edi Ramës dhe plotësimit të kërkesave. Sipas tij, qytetarët do të bllokojnë të gjitha akset klryesore kombëtare në shenjë protese ndaj qeverisë.