TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për tensionet në Bashkinë e Devollit, prej orëve të para të mëngjesit, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka shkuar në zyrë i rrethuar nga policia dhe Forcat Speciale.
Basha shkruan në “Facebook” se pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale kundër vullnetit të popullit.
Sipas tij, ky regjim kriminal e plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.
“Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.
Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët!”, shkruan Basha.