AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 09:19

Shpërthen transformatori, Dhërmiu e Himara ngelen pa energji elektrike

Shpërthen transformatori, Dhërmiu e Himara ngelen pa energji elektrike


Shpërthimi i një transformatori ka lënë pa energji elektrike Dhërmiun dhe një pjesë të Himarës, mbrëmjen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm.

Shkak për shpërthimin dyshohet të jenë bërë erërat e forta dhe moti i keq, që ka përfshirë zonën ditën e diel.

Sipas OSHEE, Dhërmiu dhe 12 fshatra turistikë të tjerë nuk kanë energji elektrike.

Ka nisur puna për zëvendësimin e transformatorit, por ndërkohë gjatë natës pushuesit nuk kanë patur drita.