AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 09:24

Zjarri në anijen turistike, policia jep detaje


Policia e Vlorës ka reaguar, pas zjarrit të rënë në anijen turistike Vlorë-Karaburun. Policia thotë se ka shpëtuar pesë persona dhe thekson se mjeti lundrues ishte gati për të transportuar turistët, por ka marrë zjarr.

“Mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.

Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve", – thotë policia.

Njoftimi

Policia Kufitare e Vlorës u vjen në ndihmë 5 shtetasve të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e zjarrit të rënë në mjetin lundrues në të cilin ndodheshin.

Mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të luhatjeve të kohës, është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për vozitjen e turistëve atje.

Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve.

Pas njoftimit të marrë, Policia Kufitare me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj.

Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.