AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 09:11

Erë dhe shi, apel për pushuesit që të mos futen në det

Erë dhe shi, apel për pushuesit që të mos futen në det


Moti i keq me erë të fortë ka shoqëruar vendin tonë gjatë gjithë ditës së djeshme, ku për pasojë dy pushues humbën jetën në plazhe.

Për ditën e sotme, sipas Institutit të Gjeoshkencës, situata duket se do të vijojë e njëjtë, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe erë e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa temperaturat do të shënojnë zbritje.

Sot priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 28 °C

në vendet e ulëta: 20 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C.

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Plazhistët nuk duhet futen në det, pasi rrezikohen nga dallgët.