TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Cristina Vasak, ka vizituar sot ambjentet e Teatrit Kombëtar dhe anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Sipas asaj që shkruan AMT në profilin e saj në Facebook, diplomatja franceze pa gjendjen e godinës dhe u informua me zhvillimet e fundit.
“Sot në Teatër na vizitoi ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak. Ajo vështroi gjendjen e Teatrit, bisedoi me disa nga protestuesit që po qëndronin në Shesh në ato momente, dhe u informua për zhvillimet e fundit”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook.
