AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 08:38

Karaburun, anija turistike përfshihet nga zjarri, detajet e para

Karaburun, anija turistike përfshihet nga zjarri, detajet e para


Mësohet se anija turistike u përfshi nga flakët në mëngjes herët, por për fat nuk ka pasur persona të lënduar nga zjarri.

Zjarri është diktuar rreth orës 04:30 të mëngjesit, ndërkohë që në bord kanë qenë 6 persona.

Dyshohet se zjarri ka rënë në pjesën e motorit, por ende priten sqarimet pas hetimeve.

Anija turistike përshkruante linjën Vlorë-Karaburun.