AKTUALITET, 29 Korrik 2019, 10:00

FOTO/ Organizoi protestë, helmohet lideri i opozitës ruse


Drejtuesi i opozitës ruse, Aleksei Navalny përfundon në spital. Një mjek ka thënë se simptomat e tij mund të jenë rezultat i efekteve të substancave të dëmshme, të panjohura kimike.

Navalny u dërgua nga burgu në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ai ishte dënuar me 30 ditë burg pasi u bëri organizoi një protestë kundër qeverisë ruse.

Protesta u mbajt të shtunën, ndërsa policia përdori dhunë dhe arrestoi mbi 1300 persona. Njerëzit dolën në rrugë për ta kërkuar lejimin e pjesëmarrjes së kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e shtatorit për kryetar të Moskës.

Lajmi për shëndetin e tij pritet të shkaktojë alarm në Rusi.

Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, tha se ai është duke vuajtur nga një alergji, ndonëse më parë kurrë nuk është ankuar për diçka të tillë.

Ajo tregoi se kryetari i opozitës ka pësuar ënjtje të fytyrës dhe skuqje të lëkurës, shkruan “The Guardian”.