TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më 11 maj 2011, rreth tetë vjet më parë, Amy Fry Pitzen mori djalin e saj, Timmothy Pitzen dhe shkuan në një udhëtim për të vizituar kopshtin zoologjik dhe një një park. Tre ditë më vonë, nëna e tij u gjet në një dhomë hoteli në Rockford, Illinois. Ajo kishte vrarë veten dhe kishte lënë një shënim, ku shkruante: “Nuk do ta gjeni kurrë.”
Dëshmitarë të ndryshëm thanë për CNN se kanë parë djalin në një lagje në Newport. Autoritetet mbërritën në vendnjarje, dhe morën në pyetje djalin e dyshuar, ai u përgjigj se emri i tij ishte Timmothy Pitzen, ishte 14 vjeç dhe ai kishte ikur nga dy burra që e kanë mbajtur të fshehur për 7 vjet.
Njerëzit që biseduan me djalin para se të mbërrinin policët thanë se ai ishte i shqetësuar dhe iu lut atyre për ndihmë.
‘Unë dua vetëm të kthehem në shtëpi, ju lutem më ndihmoni.‘- kishte thënë djaloshi.
Ishte e paqartë se në cilën qytet ai kishte qenë para se të mbërrinte në Newport. Policia kontrolloi Red Roof Inns në zonat e Cincinnati dhe Northern Kentucky, por nuk gjeti ndonjë të dhënë, sipas raportit.