TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas incidentit me policinë të të rinjve dhe Floida Kërpaçit e Belind Këlliçit, teksa vendosën traun në shenjë protestë para shtëpisë së Edi amës, ka reaguar edhe Petrit Vasili.
Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan se “policia ndalon te rinjte se protestojne per taksat perpara shtepise se kryeministrit ne Surrel, kurse nuk ju ben gjë prej gjëje atyre qe bllokojne rrugen perpara parlamentit dhe protestojne per te mbeshtetur ish ministrin e brendshem te akuzuar per trafik droge dhe krim te organizuar.” Vasili shkruan më tej se “dita e perplasjes finale me keta mbeshtetes te droges e krimit eshte shume afër”.
Postimi i plote:
“Faqe e zeze e policise arreston te rinjte jo trafikantet.
Policia per faqen e zeze te saj ndalon te rinjte se protestojne per taksat perpara shtepise se kryeministrit ne Surrel.
Kurse nuk ju ben gjë prej gjëje atyre qe bllokojne rrugen perpara parlamentit dhe protestojne per te mbeshtetur ish ministrin e brendshem te akuzuar per trafik droge dhe krim te organizuar.
Kush mbeshtet drogen nuk arrestohet nga policia,kurse ata qe ngrihen kunder taksave i arreston policia e gangstereve.
Kete polici nuk ka veting qe e pastron se eshte qelbur peshku nga koka.
Dita e perplasjes finale me keta mbeshtetes te droges e krimit eshte shume afer….”