TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për të monitoruar reagimin e Policisë ndaj protestuesve dhe për të dokumentuar rastet e dhunës, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, bëri të ditur se shumë shpejt do të vihen në funksion kamerat e trupit për punonjësit e Policisë, duke nisur fillimisht me efektivët e Policisë së Tiranës.
Sipas Demos, pamjet e regjistruara nga këto kamera do të shërbejnë si prova për të dokumentuar rastet e dhunës gjatë protestave. Gjithashtu, ai bëri me dije se po shqyrtohet mundësia e përmirësimit të komunikimit mes strukturave policore përmes pajisjes me radio të reja.
“Kamerat e trupit, shumë shpejt do t’i vendosim në funksion duke filluar me punonjësit e Policisë Tiranë. Do të kemi përdorimin e imazheve për të faktuar edhe dhunën. Jemi duke parë mundësinë për të fuqizuar komunikimin brenda strukturave me radiot e reja”, tha Demo.
Ministri bëri të ditur gjithashtu se, falë përdorimit të teknologjisë, është bërë i mundur identifikimi i protestuesve të lënduar, ndërsa ndaj tyre po ndiqen procedurat përkatëse ligjore.
“Kemi identifikuar identitetin e tyre dhe po ndërmarrim hapat ligjorë. Do t’i bëja thirrje edhe Prokurorisë e Gjykatës që ata që kanë kryer dhunë, të kenë një standard sa i përket përgjegjësisë ligjore që duhet të përballen”, tha Demo.