AKTUALITET, 30 October 2026, 17:04

VIDEO/ Zjarr në një magazinë ushqimore për bagëtitë në Krujë, digjen baza ushqimore dhe disa lopë

VIDEO/ Zjarr në një magazinë ushqimore për

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë që shërbente për ruajtjen e bazës ushqimore për bagëtitë, në fshatin Larushk të Krujës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë përfshirë një sasi të madhe ushqimi për bagëtitë dhe janë përhapur deri pranë kasolles, ku kanë djegur edhe disa lopë që ndodheshin aty.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Krujës, por pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka shkrumbuar të gjithë bazën ushqimore, përfshirë jonxhën, si dhe disa krerë bagëti.

Kafshët dhe baza ushqimore ishin në pronësi të Deli dhe Osman Tufës.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten për t'u sqaruar.