TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bilanci i protestave të dhunshme të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit është 347 persona të lënduar. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Brendshëm, Ervin Demo, i cili bëri të ditur se mes të lënduarve janë 200 punonjës të Policisë së Shtetit, 107 protestues dhe 39 kalimtarë të rastësishëm, mes tyre edhe gazetarë.
Duke iu referuar rasteve të tejkalimit të proporcionalitetit në përdorimin e forcës gjatë protestave, Demo theksoi se Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat përkatëse, ndërsa 7 punonjës janë pezulluar dhe janë vënë nën hetim.
Ministri e cilësoi situatën si një bilanc negativ dhe theksoi se numri i lartë i të lënduarve përbën një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe proporcionalitetit të ndërhyrjes policore.
“Javët e fundit kanë qenë shumë sfiduese për policinë e shtetit dhe një bilanc negativ për të lënduar. 347 janë të lënduar dhe në fillim unë nuk do të doja të bëja diferencim mes punonjësve të Policisë së Shtetit, protestuesve apo kalimtarëve. 200 janë punonjës të Policisë së Shtetit, 107 protestues dhe 39 kalimtarë të rastësishëm, mes të cilëve edhe gazetarë. Këto shifra janë një kambanë alarmi sa i përket nivelit të dhunës dhe trajtimit proporcional që Policia e Shtetit ka bërë. Qëndrimi i Ministrisë së Brendshme është i qartë: ne garantojmë të drejtën kushtetuese, ashtu si dhe ndërhyrjen proporcionale. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masat e duhura, 7 punonjës të pezulluar dhe nën hetim, por edhe AMP është duke punuar në dhjetëra raste që janë referuar nga qytetarë apo hetim për raste specifike”, tha Demo.
Ndërkohë, Demo bëri të ditur se edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po vijon punën për verifikimin e dhjetëra rasteve të referuara nga qytetarët, si dhe për hetimin e rasteve specifike të evidentuara gjatë protestave.