AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 19:32

Stadiumi i boshatisur, FSHF “mendon” për tifozët vetëm 2 orë para ndeshjes

Vetëm 2 orë përpara nisjes së ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve, që Shqipëria do të luajë përballë Izraelit në “Elbasan Arena”, FSHF ka nxjerrë një njoftim të ri për biletat.

Duke parë që janë shitur pothuajse vetëm 4000 bileta në një ndeshje të Kombëtares, federata ka nxjerrë një ofertë për tifozët, ku biletat për në stadium shiten me 50% ulje, e thënë ndryshe, me të njëjtën sasi parash tashmë një tifoz mund të blejë dy bileta.