AKTUALITET, 7 Shtator 2018, 19:26

Blindohet “Elbasan Arena”, snajper mbi ndërtesa

Qindra forca policie janë në dispozicion të ndeshjes që do të luhet sot në “Elbasan Arena”, ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Izraelit. Policia njoftoi një ditë më parë për masat e marra që nga Tirana deri në Elbasan.

Në terren ndodhen edhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtori i departamentit të rendit dhe sigurisë publike Gjovalin Loka si dhe Drejtori i Policisë Së Elbasanit Altin Qato.