AKTUALITET, 1 Nëntor 2017, 09:01

Sulmi në New York,Trump: Verifikim ekstrem për emigrantët

Sulmi në New York,Trump: Verifikim ekstrem për emigrantët

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar verifikim ekstrem të emigrantëve, pasi policia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, si të dyshuar për atë që ajo e vlerëson si “sulm terrorist”, nga i cili dje u vranë tetë vetë në qytetin e Nju Jork-ut.

Ky ishte sulmi i parë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Evropë.

“Sapo e kam urdhëruar Departamentin e Sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem”. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë rast”, ka shkruar presidenti Trump në Twitter, pasi më parë tha se sulmi ishte kryer nga një “person shumë i sëmurë dhe i çmendur”.

Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari, të cilin e kishte qëlluar dhe arrestuar në vendin e ngjarjes, kishte marrë  një kamion të vogël  me qera për t’i goditur këmbësorët dhe çiklistët në një rrugicë afër vendit ku dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë.

 TPZ.Al