AKTUALITET, 27 Qershor 2019, 09:43

Pushime në SHBA? Ja rregulli që duhet respektuar

Pushime në SHBA? Ja rregulli që duhet respektuar


Nëse planifikoni të udhëtoni në SHBA për pushime vere, duhet të jeni të kujdesshëm për të respektuar disa rregulla në mënyrë që të mos penalizoheni.

Përmes një postimi në Facebook ambasada amerikane kërkon që të respektoni rregullat.

“Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike.

Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen”- apelon ambasada.

Mesazhi i ambasadës së SHBA:

Do të udhëtoni në SHBA për pushime këtë verë?

Sigurohuni që të respektoni të gjitha rregullat e vizës tuaj! Ju nuk mund të punoni ose të shkoni në shkollë ndërsa jeni në SHBA me vizë turistike.

Mosrespektimi i rregullave mund ta bëjë më të vështirë për ju që të merrni një vizë tjetër në të ardhmen.

Keni pyetje për çfarë është e lejuar të bëni ose jo ndërkohë që jeni në SHBA me një vizë turistike? Më pyesni mua! #PyetAnen