AKTUALITET, 18 Shtator 2019, 13:48

Studiuesja australiane e ndaluar në Iran dënohet me 10 vite burg

Studiuesja australiane e ndaluar në Iran dënohet me 10 vite burg

Një pedagoge australiane, e ndaluar nga regjimi iranian,  është dënuar me 10 vite burg, me akuzën e spunazhit, raporton CNN.

Javën e shkuar, qeveria e Australisë konfirmoi se studiuesja Kylie Moore-Gillbert, ishte ndaluar nga Irani.

Miqtë  dhe të njohurit e Gillbert shprehen të tronditur nga këto akuza dhe deklarojnë se ajo është thjesht një studiuese  dhe specialiste e politikës së Lindjes së Mesme, e cila udhëtoi drejt Iranin, për arsye të hulumtimeve të saj akademike.

Studiuesja u arrestua nga regjimi iranian, shtatorin e vitit të shkuar. Nuk dihen ekzaktësisht akuzat që rëndojnë mbi të, por besohet se ato lidhen me spiunazhin.

/TPZ.al/