TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është pezulluar nga detyra pedagogu i Universitetit të Elbasanit, Denis Himçi i cili i kërkoi favore seksuale një studenteje në këmbim të provimeve.
Vendimi i universitetit “Aleksandër Xhuvani” për pedagogun e në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane u mor sot pas publikimit të pamjeve filmike në një emision investigativ mbrëmjen e së martës (17 shtator).
"Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane.
Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes,"-njoftoi Universiteti.
Universiteti i Elbasanit tha se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë që cenon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë, si edhe është i hapur e shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.
Pedagogu Himçi u arrestua sot (18 shtator) pas denoncimit në emisionin investigativ.
36-vjeçari akuzohet për veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".