AKTUALITET, 18 Shtator 2019, 10:37

Aksidentoi për vdekje 32 vjeçarin teksa ecte me biçikletë më pas ia mbathi, kapet shoferi në Durrës

Aksidentoi për vdekje 32 vjeçarin teksa ecte me


Aksidentoi për vdekje të riun që ecte me biçikletë dhe iku nga vendi i ngjarjes, kapet pas disa orësh i riu në Durrës.

Policia bën me dije se më datë 17.09.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kjo pasi mbrëmjen e djeshme, në Rrotull, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Peugot ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R.Ç., 32 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.