TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është përgjigjur në lidhje me ftesën e bërë nga OSBE-ja për zgjidhjen e krizës.
Basha u përgjigj nga Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, ku dhe po merr pjesë.
I pyetur në lidhje me tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore në datën 25, Basha u shpreh se ende nuk ka marrë një ftesë zyrtare por që sipas tij, kriza nuk zgjidhet me tryeza.
Pyetje: Në tryezën e thirrur për Reformën Zgjedhore më datë 25?
Lulzim Basha: Kush ju tha që ka tryezë?
Pyetje: Ju ka ardhur ftesa zyrtare?
Lulzim Basha: Po ti shikojmë ftesat se ftesat bëhen javë për javë. Do t’i shikojmë, do t’i vlerësojmë, zgjidhja e krizës politike është prioriteti ynë. Natyrisht jemi të angazhuar edhe për Reformën Zgjedhore. Por, askush të mos ketë iluzione se zgjidhja e krizës politike kërkon shumë më shumë se sa një tryezë tjetër.
Më 25 shtator OSBE-ja do të zhvillojë një tryezë për diskutimet mbi Reformën Zgjedhore.
Mësohet se ftesë për pjesëmarrje iu është dërguar edhe partive jashtë-parlamentar, përfshirë edhe Partinë Demokratike.