TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani ishte sot në laboratorin e policisë shkencore për të dorëzuar gjurmët e gishtave.
Pas këtij veprimi Babbani është ndalur në një lokal për të konsumuar një kafe.
Njësia e Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme i ka kërkuar kreut të Bashkisë Vau Dejës dorëzimin e shenjave të gishtave, pas akuzave të Partisë Demokratike.
Kërkesa i është nisur Babanit me postë, ndërsa i kërkohej që shenjat e gishtave të dorëzohen në Institutin e Policisë Shkencore në Shkodër ose në Tiranë.
Kjo e fundit më pas dërgon të dhënat pranë Njësisë së Dekriminalizimit.
Partia Demokratike pretendohen se socialisti është arrestuar më datë 4 Prill 1994, në Itali, në zonën e Siçilisë, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim”.
Ky është rasti i tretë i kryebashkiakëve socialist që akuzohet nga PD, pas Valdrin Pjetrit në Shkodër dhe Agim Kajmakut në Vorë.