TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur sot një pikë me rëndësi të programit të Partisë Demokratike në qeverisje: pagën minimale 300 euro!
“Ndaj dua që sot ta them qartë dhe publikisht, përkushtimin tonë të parë dhe të palëvizshëm; deklaroj para kësaj asambleje të mbrojtjes së të drejtave të punëmarrësve shqiptarë, vendimin e Partisë Demokratike për të kaluar brenda gjashtëmujorit të parë të mandatit tonë të parë qeverisës, masën e rrogës minimale, të pagës minimale, në nivelin e 300 eurove dhe brenda katër viteve të para të qeverisjes, në nivelin e 400 eurove për të gjithë punëmarrësit shqiptarë, si një masë e domosdoshme”, u shpreh Basha.
Basha tha më tej: “Do t’i japim fund koncesioneve korruptive dhe çdo qindarke qe shkon për oligarkët dhe pushtetarët, do ta çojmë për rritjen e pagave, pensioneve dhe për të investuar për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e mirëqenieje. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane.
Siç jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe për çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!”.