AKTUALITET, 15 Dhjetor 2018, 15:22

Flet për autonomi, por bordin e administrimit të universitetit të Elbasanit e kanë “pushtuar” punonjësit e ministrisë dhe këshilltari i tij

Flet për autonomi, por bordin e administrimit të universitetit të

Kryeministri Rama, i gjendur këto ditë nën furtunën e protestës studentore, u justifikua se problemet që kishin ngritur studentët i adrsëoheshin universitetit dhe jo qeverisë, pasi kjo e fundit u kishte dhënë autonomi.

Për të parë se sa qëndron kojo deklaratë e kryeministrit, mjafton që t’i hedhim një vështrim emrave që përbëjnë bordin e administrimit të universitetit të Elbasanit.

Bordi i Universitetit të Elbasanit përbëhet nga tre pedagogë dhe katër përfaqësues të Ministrisë së Arsimit. Në një kohë kur kryeministri Rama ia hedh gjithë përgjegjësinë Universiteteve, raporti numerik tregon të kundërtën. Me shumicë përfaqësuesish , ata të ministrisë së arsimit mund ti kishin hedhur poshtë vendimet, gjë që duket se nuk e kanë bërë.

Tre emrat e pedagogëve në Elbasan Ardian Durmishi, Shefqet Shyti dhe Brunilda Elezi, mësohet se janë jo shumë të njohur për institucionin arsimor, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për ata të Minsitrisë së Arsimit. Pjesë e bordit të Universitetit të Elbasanit është një nga njerëzit më të afërt të kryeminsitrit Rama. Ai është Ylli Çabiri, i cili gjithnjë ka mbajtur poste të rëndësishme, por nga ana tjetër është edhe këshilltar i vetë kryeminsitrit Rama. Z. Çabiri është edhe një nga miqtë më të ngushtë të bashkëshortes Lindita Rama, ndaj kryeministri duhet ta shohë përgjegjësinë jo thjesht te universiteti.

Emri tjetër i bordit të adminsitrimit është Agim Leka, këshilltar i ministres së arsimit prej shumë vitesh. Pra emra të rëndësishëm dhe më përvojë, kanë firmosur letra me shuma të mëdha brenda. Edhe dy emrat e tjerë të minsitrisë së arsimit Astrit Dautaj dhe Denisa Shehaj nuk janë të panjohur, por ofrojnë asistencën e tyre pranë minsitrisë së Arsimit./Faxweb/

Lista

1. Ardian Durmishi

Kryetar

Senati akademik UE.

2.Astrit Dautaj

Anëtar

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

3.Denisa Shehaj

Anëtar

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

4. Agim Leka

Anëtar

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

5. Shefqet Shyti

Anëtar

Senati akademik UE.

6. Ylli Çabiri

Anëtar

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

7. Brunilda Elezi

Anëtar

Senati akademik UE.