AKTUALITET, 10 Janar 2019, 09:06

Vazhdon protesta, studentët bllokojnë Juridikun, vendosin karrige në hyrje

Vazhdon protesta, studentët bllokojnë Juridikun, vendosin karrige

Pavarësisht kushteve të papërshtatshme të motit për të protestuar në terren, studentët kanë zgjedhur të mbyllen brenda fakultetit Juridik në Tiranë.

Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme. Studentët u shprehën të vendosur të qëndrojnë derisa të përmbushen kërkesat.

Ne do të protestojmë në shumë forma, bllokimi i fakultetit do të vazhdojë deri në përmbushjen e 8 kërkesave nga qeveria, prandaj të mos mendojnë se u mbyll me kaq.

Studentët janë të bashkuar deri sa të realizohen të gjitha kërkesat tona, ne nuk tërhiqemi, ashtu siç kemi bërë edhe sot, pavarësisht motit.” Shpjegoi një studente.