TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare një nga personalitetet më të mëdhenj të futbollit shqiptar.
Bëhet fjalë për ish-portierin e Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh ish-portierin e ekipit të Partizanit, Mikel Janku.
Ai e nisi karrierën si ushtarak, më pas ai u bë një pilot helikopteri dhe rrethanat politike të kohës bënë që të largohej nga ky profesion dhe vendosi të merrej me futbollin.
Mikel Janku në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv, ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.
Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.