AKTUALITET, 10 Janar 2019, 09:22

Pezullohet mësimi në Pukë, shkak moti i keq

Pezullohet mësimi në Pukë, shkak moti i keq

Reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkullimin në gjithë fshatrat e Pukës. Për pasojë, procesi mësimor ditën e sotme është pezulluar.

Edhe qarku i Dibrës është i bllokuar në rrugët e fshatrave dhe trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër.

Nga moti i keq, edhe në qarkun e Korçës raportohen problematika në qarkullim.

Trashësia e dëborës në zonat malore shkon në 90 cm, ndërsa në qytet në 30 centimetra.