AKTUALITET, 18 Shtator 2019, 14:16

Stresi kapet me Veliajn: O eriona, merr masa o legene...

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur për mbështetjen e tij për Partinë Demokratike dhe liderin Sali Berisha, quan kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, “legen”.

Përmes një postimi në Instastory, Stresi i kërkon Veliajt që të marrë masa, pasi sipas tij, Policia Bashkiake i ka kërkuar që të heqë makinën nga oborri i shtëpisë.

“Thon hiq makinën posht oborrit shpisë dmth ku ta çoj?? O eriona merr masa o legene”, -shkruan i indinjuar reperi.

Postimi i Stresit në rrjetet sociale:

Disa kohë më parë, Stresi “shpërtheu” në një lumë fyerjesh dhe sharjesh ndaj Veliajt, për të cilin tha se nuk është burrë dhe se Rama i ka ofenduar të shoqen, Ajolën. Armiqësia lindi pas një deklarate të Veliajt në një familje në lagjen e Stresit gjatë fushatës, kur kryebashkiaku tha: Sali Lushaj të mos merret me partitë, por të nxjerrë djalin nga burgu.