TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi foli nga Kryesia e Kuvendit përpara nisjes së nënkomisionit për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP.
"Qeveria me bandat kriminale, - tha deputeti, - është hedhur në sulm për të mbrojtur banditët. Në vend të dorëzojë kriminelë të dënuar për trafiqe droge si Agron Xhafaj i liron me vendim gjykate.
Ndërkohë që persona të dënuar për trafik droge si në çështjen e famshme Habilaj të dënohen, dëshmitari kyç në hetim (Nezar Seiti) me vendim gjykate transferohet në Itali vetëm që të mbulojë Tahirin dhe Habilajt.
Edi Rama është i vendosur që me kapjen e KLGJ dhe KLP të mbrojë Tahirin sepse mbron veten e vet. Ne nuk e lejojmë këtë sepse pa u dënuar Tahiri, Edi Rama nuk mund të bëjë drejtësi." /TPZ.AL
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155997406209909/