TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së sotme se në Davos u takua edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në këtë takim është folur edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviç, dhe sipas Ramës kjo ngjarje nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne konstatuam se vrasja e një përfaqësuesi të njohur të komunitetit serb në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e mbështesin fuqimisht dhe nga ana tjetër në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që tani po hyjmë në një fazë të re, ku siç e konctatuam edhe në forumin e Davosit ka një rrijte të interesit të kompniave të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri” – tha Rama./TPZ.AL