TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë pas protestës së opozitës, Edi Rama ndërsa mblodhi deputetët e grupit parlamentar, nuk foli asnjë fjalë për pjesmarrjen dhe atë çfarë u tha. E vetmja gjë që ai iu referua protestës, ishte kauza për të cilën ajo u mblodh. Ashtu sikundër edhe më parë, Rama e nënvlerësoi kauzën dhe në të njëjtën kohë edhe protestën. Në fjalën e tij, Rama deklaroi se opozita flet dokrra kur thotë se është kapur drejtësia nga ana e mazhorancës. Sipas tij gjithçka është fantazi dhe asgjë më shumë.
Nuk harroi të përmendte edhe sërish mbështetjen që i kanë dhënë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
“Jemi në pozion të favorshëm pasi në momentin që flasim, Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. Patjetër që nuk ka një moment ndalimi dhe procesi vazhdon ditë për ditë. Që do të thotë se procesi i përmbushjes së 5 prioriteteve, rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjitha hapat që janë hedhur me përpikmëri në raport me kalendarin e detyrave, përbëjnë njëkohësisht edhe një arsye të fortë për të ndarë me opinionin të vërtetën se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjese të spektrit politik dhe propaganda për medemek kapjen e drejtësisë janë dokrra, se po të ishte ndryshe, askush e jo më BE dhe SHBA nuk do të lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë” tha kryeministri./TPZ.AL