SPORT, 23 Mars 2022, 14:02

Zyrtarizimi çështje orësh/ Rezultatet negative, Inzagi drejt shkarkimit nga detyra e trajnerit

Zyrtarizimi çështje orësh/ Rezultatet negative, Inzagi drejt

Filipo Inzagi është fare pranë shkarkimit nga detyra e trajnerit të skuadrës së Breshias.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, presidenti i klubit nga Lombardia, Masimo Çelino ka vendosur tashmë për të ardhmen e ish-teknikut dhe lojtarit të Milanit, ku zyrtarizimi i largimit të 48-vjeçarit është një hap larg.

E gjithë zanafilla është tek rendimenti i skuadrës ku Breshia aktualisht renditet në vendin e pestë në Serinë B duke qenë në zonën “Play-Off” për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Një arsye tjetër për largimin e Inzagit është se Breshia ka katër ndeshje radhazi pa provuar shijen e fitores dhe moduli me tre mbrojtës.

Vendin e Inzagit pritet ta marrë që sot Euxhenio Korini, i cili ndodhet pa klub dhe do të ishte hera e pestë e rikthimit në skuadrën lombarde, tre si trajner dhe dy herë si futbollist.