SPORT, 22 Mars 2022, 18:01

VIDEO/ Arriti 50 ndeshje me fanellën e Romës, Marash Kumbulla bën gjestin fisnik për fëmijët e Ukrainës

VIDEO/ Arriti 50 ndeshje me fanellën e Romës, Marash Kumbulla bën

Marash Kumbulla ka arritur shifrën e 50 ndeshjeve me fanellën e Romës, që nga viti i kaluar ku u transferua nga skuadra e Veronës. Një arritje e rëndësishme për 22 vjeçarin duke para ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur tek kryeqytetasit, por dhe përshtatja me skemën e lojës.

Këtë moment ai ka dashur ta ndajë me fëmijët, por veçanërisht për ata që po vuajnë në Ukrainë. Mbrojtësi i Kombëtares ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një video ku tregon se do të jap për bamirësi për fëmijët në luftë.

Një gjest fisnik nga ana e Marash Kumbullës që tregon edhe një herë tjetër se futbolli na bën bashkë të gjithëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)