TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjithmonë e më shumë po merr jetë pista që e çon Paulo Dibalën në Milano. Probabiliteti që argjentinasi i Juventusit të veshë fanellën e Interit në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata, është më i lartë se kurrë, pasi konkurrenca më e madhe që momentalisht kanë zikaltrit është Atletiko Madridi, që në favor ka vetëm marrëdhënien e tij të mirë me Diego Simeonen.
E duke iu kthyer Interit, nuk është e vogël konkurrenca që Dibala duhet të mposhtë për fanellën e titullarit dhe bëhet fjalë për një tjetër argjentinas, as më pak e as më shumë se një nga liderët e këtij Interi: Lautaro Martinezin.
Në vend të Lautaros – Në këtë rast problemi do të ishte i Simone Inzagit (gjithmonë nëse mund të quhet problem prania e dy yjeve të tillë në ekip) pasi të dy kanë thuajse të njëjtat karakteristika dhe vështirë se njëri prej tyre mund të pranojë stolin.
Por afrimi i Dibalës me parametër zero i hap rrugën shitjes së Lautaros, që pavarësisht rëndësisë që ka, po bën një nga sezonet më të dobëta të tij që nga mbërritja tek Interi dhe nuk është më i paprekshëm.
Interesi për të nuk ka munguar si nga Spanja dhe nga Anglia dhe 80 milionë eurot që vlen kartoni i tij do të pranoheshin me sy mbyllur nga drejtuesit zikaltër, aq më tepër nëse do të ishte siguruar Dibala.
Kështu, “La Joya” do të merrte vendin e titullarit krah Xhekos, në 3-5-2 e Inzagit, aty ku do t’i duhej të bënte sulmuesin e dytë.
Ajo që ngelet për t’u parë është kimia dhe përshtatja mes tij dhe boshnjakut, që është një pikëpyetje më vete për mënyrën si luan Interi.
Zikaltrit sulmojnë shumë nga krahët dhe si Dibala dhe Xheko preferojnë të tërhiqen pas për të rinisur sulmet e tyre personale dhe për të organizuar, kështu që krosimet e anësorëve mund të mos gjejnë pikën e referimit në zonë.
Në këtë mënyrë, dyshja mund të haste problemin aktual mes Edinit dhe Lautaros, por shpresat janë që sulmuesit do të gjejnë komunikimin e duhur mes tyre dhe do i kthejnë teknikën dhe aftësitë organizuese në shërbim të njëri-tjetrit duke u alternuar mes tyre si pyka dhe duke kamufluar kështu lëvizjet edhe për kundërshtarët.
Kjo do t’i siguronte Interit paparashikueshmërinë, që ka qenë pika e tyre e dobët në ndeshjet e fundit.