SPORT, 22 Mars 2022, 22:39

Mesi “qytetar nderi”, por jo në Argjentinë. Ja cili është qyteti që ka dekoruar yllin argjentinas si emigrant

Mesi “qytetar nderi”, por jo në Argjentinë. Ja cili

Lionel Mesi është një nga emrat me legjendarë të historisë së futbollit. Mes qindra vlerësimeve të aspektit profesional, në repertorin e tij tashmë është shtuar dhe një tjetër në aspektin personal.

Provinca San Severino Marke, me një popullsi prej 13000 banorësh, e lokalizuar në jugperëndim te Ankonës në Itali, ka vendosur të dekorojë “Pleshtin” me titullin “Qytetar nderi”.

Ky vlerësim për Lionel Mesin nuk është rastësor, pasi lidhet me vetë origjinën e tij. Stërgjyshi i yllit argjentinas, Anxhelo Mesi, emigroi nga Italia ne vitin 1883.

Mbetet për tu parë nëse kjo lidhje trashëgimore mes Mesit dhe Italisë, do të reflektohet edhe në botën e futbollit, me një transferim të yllit argjentinas në Serinë A  italiane nëse ai venedos të braktisë PSG-në në fund të këtij sezoni.