SPORT, 22 Mars 2022, 20:01

Kosovës i kushtoi shtrenjtë shkarkimi i Shaland, ja sa u pagua trajneri pas largimit

Kosovës i kushtoi shtrenjtë shkarkimi i Shaland, ja sa u pagua

Shkarkimi i Bernard Shaland nga stoli i Kosovës nuk ka kaluar pa pasoja për arkat e Federatës të Futbollit të këtij vendi. “Dardanët” larguan teknikun në fund të edicionit të kaluar e bashkë me të shkarkuan edhe gjermanin Mikael Nes nga drejtimi i përfaqësueses U21 si pasojë e rezultateve të dobëta.

Largime të cilat kanë sjellë një goditje të rëndë financiare për institucionin, i cili është detyruar të paguajë pjesën e mbetur të kontratës së dy trajnerëve, meqë marrëveshjet u prishën në mënyrë të njëanshme, siç ka zbuluar ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

“Dëmshpërblimi për Shaland ka qenë 240 mijë euro, kurse për Mikael Nes 40 mijë euro. Rreth 300 mijë euro u humbën  për 6-7 muaj”, janë fjalët e tij në “Kanal10”, duke zbuluar prapaskenat e shkarkimit të teknikut.